"Netanyahu ia ka kaluar dhe Hitlerit", Erdogan: Irani po mbrohet kundër mizorisë izraelite

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 15:12 | Bota

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka reaguar ashpër për sulmet e fundit izraelite ndaj Iranit. Në një fjalim në parlamentin e Turqisë, Erdogan e ka krahasuar Benjamin Netanyaun me Adolf Hitelrin ndërsa ka theksuar se Izraeli nuk njeh asnjë ligj ndërkombëtar 

“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka lënë pas shumë kohë Adolf Hitlerin dhe mizoritë e tij. Mbrojtja e Iranit kundër banditizmit të Izraelit, këtij terrorizmi shtetëror, është një e drejtë jashtëzakonisht e natyrshme, legjitime dhe e ligjshme. Për më tepër, këto sulme u kryen kur negociatat bërthamore të Iranit ishin në vazhdim. Izraeli, i cili vetë ka armë bërthamore dhe që për më tepër nuk njeh asnjë ligj ndërkombëtar në punën e tij për armët bërthamore, me siguri ka kryer një akt terrorizmi, pa pritur që negociatat të përfundojnë, për rezultatin.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos