Kryeministri i ri britanik Andy Burnham ka njoftuar masën e tij të parë të madhe, duke premtuar heqjen e TVSH-së për faturat e energjisë elektrike për familjet, duke nisur nga tetori.
Sipas qeverisë, masa do t’i kursejë një familjeje mesatare rreth 45 paund në vit dhe do të financohet përmes anulimit të projektit për karta digjitale të identitetit.
Njoftimi ka nxitur debat mbi mënyrën e financimit, ndërsa opozita kërkon sqarime për kostot buxhetore. Burnham prezantoi gjithashtu kabinetin e ri qeveritar, me John Healey si ministër të Financave, Ed Miliband në krye të diplomacisë dhe Wes Streeting si ministër të Mbrojtjes.
Në fokus të qeverisë së re pritet të jenë ulja e kostos së jetesës, reforma në shëndetësi dhe kujdesi social.
(A2 Televizion)