Pas akuzave për abuzim, jep dorëheqjen shefi dhe themeluesi i restorantit me yje Michelin, “Noma”

Nga A2 CNN
12 Mars 2026, 07:35 | Bota

Pas akuzave për abuzim, jep dorëheqjen shefi dhe themeluesi i

Shefi i njohur i kuzhinës me origjinë shqiptare René Rexhepi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga drejtimi i restorantit të famshëm me 3 yje Michelin, Noma, pasi u akuzua për abuzim të dhunshëm me stafin për më shumë se një dekadë.

Themeluesi i restorantit danez njoftoi dorëheqjen e tij të mërkurën, pasi një artikull i New York Times zbuloi se si ai dyshohet se ka ngacmuar dhe sulmuar fizikisht të paktën 30 punonjës midis viteve 2009 dhe 2017.

“Kam punuar për të qenë një udhëheqës më i mirë dhe Noma ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për të transformuar kulturën gjatë shumë viteve. E kuptoj që këto ndryshime nuk e riparojnë të kaluarën. Një kërkim falje nuk mjafton; unë marr përgjegjësinë për veprimet e mia. Pas më shumë se dy dekadash ndërtimi dhe drejtimi të këtij restoranti, kam vendosur të largohem dhe t’u lejoj udhëheqësve tanë të jashtëzakonshëm ta udhëheqin restorantin në kapitullin e tij të ardhshëm”, tha shefi i kuzhinës në një deklaratë, duke shtuar se ai gjithashtu ka dhënë dorëheqjen nga bordi i organizatës jofitimprurëse që themeloi në vitin 2011.

Pas akuzave për abuzim, jep dorëheqjen shefi dhe themeluesi i

Duke e bërë publik vendimin edhe përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ai i kërkon falje  stafit të restorantit për situatën e krijuar.

“Më vjen keq që të gjithë janë në këtë situatë, me të vërtetë më vjen keq”, u shpreh ai.

Rexhepi theksoi se polemikat e fundit nuk përfaqësojnë ekipin e restorantit dhe u shpreh krenar për atë që kanë ndërtuar së bashku. Sipas tij, vëmendja e madhe e përqendruar tek ai e bëri të mendojë se mënyra më e mirë për të mbrojtur ekipin ishte të largohej nga drejtimi.

“Për t’u siguruar që ju ndiheni 100 për qind mirë, do të largohem”, i tha ai stafit, duke shtuar se nuk po shmang asnjë përgjegjësi për mënyrën se si ka drejtuar në të kaluarën.

Pas akuzave për abuzim, jep dorëheqjen shefi dhe themeluesi i

Shefi i kuzhinës i nxiti punonjësit të vazhdojnë misionin e restorantit dhe t’i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit si ekip. Ai i quajti ata familja e tij dhe u shpreh i bindur se do ta kalojnë këtë periudhë të vështirë.

Njoftimi erdhi në një moment kur restoranti Noma po përgatitej të hapte një rezidencë luksoze në lagjen Silver Lake në Los Angeles, për të cilën René Rexhepi tha se do të vazhdojë sipas planit, pavarësisht protestave për hapjen e saj.

“Misioni i Noma-s për të ardhmen është të vazhdojë të eksplorojë ide, të zbulojë shije të reja dhe të imagjinojë se çfarë mund të bëhet ushqimi pas dekadash. Noma ka qenë gjithmonë më e madhe se çdo person i vetëm. Dhe ky hap tjetër e nderon këtë besim”, përfundoi ai. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos