
Ka nisur kërkimi për aktoren që do të interpretojë vajzën e ardhshme të James Bond, një rol ikonik që ndër vite ka shndërruar në yje disa prej emrave më të njohur të kinemasë botërore.
Nga Honor Blackman në "Goldfinger", te Halle Berry në "Die Another Day" dhe Eva Green, Monica Bellucci apo Ana de Armas, personazhi ka evoluar ndër dekada, duke u shndërruar nga një figurë shoqëruese e agjentit 007 në një personazh gjithnjë e më të pavarur dhe me peshë në histori.
Dhe tani që Robert Pattinson do të jetë 007 i ardhshëm, vëmendja është përqendruar tek aktorja që mund të ndajë ekranin me të. Mes emrave që përmenden në garë janë Sydney Sweeney, Margaret Qualley dhe Zendaya, e cila ka bashkëpunuar më parë me Pattinson në disa filma.

Roli i vajzës Bond konsiderohet një nga më të lakmuarit në industrinë e filmit, pasi ndër vite ka qenë një mundësi për aktoret që të lënë gjurmë në një prej sagave më të famshme të kinemasë. (A2 Televizion)