Presidenti i Iranit kritikon Trump: 'Naiv' kur mendon se Teherani do të 'tërhiqet' nga marrëveshja bërthamore

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 10:43 | Bota

Presidenti i Iranit kritikon Trump: 'Naiv' kur mendon se Teherani do

Ditën e sotme, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pretendoi se mendonte se SHBA-të ishin pranë nënshkrimit të një marrëveshje bërthamore me Iranin.

Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se edhe një zyrtar i lartë iranian tha se vendi është i përgatitur të bëjë një numër lëshimesh në lidhje me programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.

Por sot Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, e ka hedhur poshtë atë që tha Trump, duke e përshkruar Presidentin amerikan si "naiv që mendon se mund të vijë në rajonin tonë, të na kërcënojë dhe të shpresojë që ne të tërhiqemi para kërkesave të tij".

"Ne kurrë nuk do të negociojmë dinjitetin tonë, kjo është në gjakun e çdo iraniani", tha Pezeshkian, sipas mediave iraniane.

 

 

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos