E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

Nga A2 CNN
27 Tetor 2026, 12:30 | Kronikë

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb

Një 63-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë teksa po lëvizte me biçikletë, raporton A2 CNN.

“Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Berat–Dimal, në fshatin Moravë, shtetasi J. D., duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me shtetasin K. S., 63 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. S. ka ndërruar jetë në vendngjarje”, tha policia lokale.

“Gjithashtu, gjatë përplasjes është dëmtuar edhe këmbësorja, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos