Berisha: Dhuna nuk do ta shpëtojë Vuçiçin shqiptar, diaspora t’i bashkohet revoltës rinore

Nga A2 CNN
27 Tetor 2026, 13:09 | Politikë

Berisha: Dhuna nuk do ta shpëtojë Vuçiçin shqiptar,

Kreu i PD Sali Berisha ka dënuar atë që e konsideroi si terror që po ushtrohet ndaj protestuesve në Shqipëri, duke u shprehur se kjo nuk do ta shpëtojë Ramën, të cilin e cilësoi si Vuçiçin shqiptar.

“Së fundi, dënoj me forcën më të madhe terrorin, dhunën antikushtetuese që komisariatet në shkelje të gjitha ligjeve po ushtrojnë ndaj qytetarëve në qytete dhe kudo për pjesëmarrjen e tyre në protesta paqësore. Pa asnjë shkak, pa asnjë motiv, duke shkelur kode dhe Kushtetutë, marrin deklarata dhe besojnë si të verbër se me instrumentet e frikës do mund të shpëtojnë Vuçiçin shqiptar. Edi Rama, argati i Vuçiçit, apo siç e kanë quajtur, Pashiqi shqipfolës, do të ketë fatin e tij ose të Çausheskut. Duhet të zgjedhë vetë. Protestat nuk ndalen”.

Berisha i bëri thirrje diasporës që t’i bashkohet revoltës rinore.

“Sot nga mbarë Evropa, mijëra dhe mijëra shqiptarë nga diaspora pritet t’iu bashkohen protestës, revoltës së gjimnazistëve dhe studentëve të Tiranës. Jam këtu për të bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kryeqytetit që të bashkohen me këtë protestë, me këtë revoltë të një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e këtij vendi”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos