Presidenti Macron takohet me Zelenskyn në funeralin e Papa Franceskut: Një shkëmbim shumë pozitiv

Nga A2 CNN
26 Prill 2025, 16:34 | Bota

Presidenti Macron takohet me Zelenskyn në funeralin e Papa Franceskut:

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se ai pati një "takim shumë pozitiv" me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, teksa u takuan në funeralin e Papa Françeskut në Vatikan.

Sipas mediave të huaja, Zelensky i tha Macronit se Ukraina është "gati për një armëpushim pa kushte", duke shtuar se "përfundimi i luftës në Ukrainë është qëllimi që ne ndajmë me Presidentin Trump".

Në një postim në rrjetin social ‘X’, Macron thotë se tani i takon presidentit rus Vladimir Putin të "dëshmojë se ai me të vërtetë e dëshiron paqen".

"Ne do të vazhdojmë punën tonë në kuadrin e koalicionit të vullnetarëve të nisur në Paris marsin e kaluar, për të arritur si këtë armëpushim dhe një paqe të plotë dhe të qëndrueshme në Ukrainë," shton Macron, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se më herët Zelensky zhvilloi një takim kokë më kokë me Trump në Vatikan, por nuk dihen ende të gjitha detajet e takimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos