Shtëpia e Bardhë ka publikuar tekstin e dy veprimeve të reja presidenciale të nënshkruara nga Presidenti Donald Trump dje.
Sipas mediave të huaja, i pari është një memorandum që udhëzon qeverinë amerikane të vendosë "presion maksimal" mbi Iranin.
Ky memorandum thotë se SHBA duhet t'i japë fund "tolerancës së administratës së mëparshme ndaj kërcënimeve të Iranit ndaj qytetarëve dhe kompanive amerikane" dhe se Trump "nuk do të tolerojë që Irani të zotërojë një aftësi armësh bërthamore".
Po ashtu Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që zgjati një ndalim të financimit për agjencinë palestineze të refugjatëve, Unrwa.
“Departamentet dhe agjencitë ekzekutive nuk do të përdorin asnjë fond për një kontribut, grant apo pagesë tjetër për Unrwa”, thuhet në urdhër, shkruan A2 CNN.
Ai thotë se agjencia "thuhet se është infiltruar nga anëtarë të grupeve të përcaktuara prej kohësh nga [SHBA] si organizata të huaja terroriste" dhe se punonjësit e saj ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Izraeli ka akuzuar 18 punonjës të Unrwa se kanë marrë pjesë në sulm. Një hetim i OKB-së më pas zbuloi se nëntë punonjës mund të kenë qenë të përfshirë dhe agjencia i pushoi ata. Megjithatë, zyrtarët e OKB-së hedhin poshtë shumicën e akuzave të Izraelit kundër tij dhe këmbëngulin se Unrwa është agjenci e paanshme. (A2 Televizion)