Presidenti Zelensky do të takohet sot me Trump

Nga A2 CNN
25 Qershor 2025, 10:17 | Bota

Presidenti Zelensky do të takohet sot me Trump

Volodymyr Zelenskyy do të takohet me homologun amerikan Donald Trump sot në margjinat e samitit të NATO-s në Hagë, tha zyra e presidentit ukrainas.

Sipas mediave të huaja, dje Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Trump kishte planifikuar të takohej me Zelenskyy në një moment gjatë samitit të NATO-s, por data ishte ende e panjohur.

Herën e fundit që dyshja u ulën me njëri-tjetrin ishte në prag të funeralit të Papa Françeskut në prill, shkruan A2 CNN.

Kjo pasoi një përballje katastrofike midis Trump dhe Zelenskyy në Zyrën Ovale, e cila bëri që vizita e udhëheqësit ukrainas të përfundonte para kohe.

Kujtojmë se megjithë përpjekjet e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duket se palët janë ende larg gjetjes së një zgjidhjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos