Putin i dërgon një mesazh sekret presidentit kinez Xi Jingping

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2024, 13:52 | Bota

Putin i dërgon një mesazh sekret presidentit kinez Xi Jingping

Vladimir Putin i dërgon një mesazh sekret presidentit kinez, Xi Jingping, shkruan A2 CNN. Dhe për ta dërguar nuk i beson asnjë mjeti modern komunikimi, por përdor metodën më të lashtë, atë të dorëzimit të dokumentit dorazi.

Në këtë rast, njeriu që kreu porosinë e Putinit ishte nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi, Dimitry Medvedev. Ky i fundit mbërriti të enjten në Pekin për një vizitë dyditore dhe ia dha personalisht mesazhin e fshehtë presidentit kinez.

Se çfarë përmbahet në mesazh, askush nuk e di.

Nga ana e tij, Xi i tha Medvedevit se Kina është e gatshme të forcojë “rreshtimin strategjik” me Rusinë. “Të dy palët duhet të udhëheqin qeverisjen botërore në drejtimin e duhur dhe të marrin mbështetjen e partive politike miqësore sidomos në hemisferën jugore”, mësohet t’i ketë thënë Xi Jingping Medvedevit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos