Putin pranon planin për armëpushim, por…ka kushtet e tij

Nga A2 CNN
13 Mars 2025, 17:48 | Bota

Putin pranon planin për armëpushim, por…ka kushtet e tij

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka pranuar në parim planin për një armëpushim 30 ditor në Ukrainë të propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump.

Por lideri rus ka kushtet e tij për këtë marrëveshje duke thënë se një akord për armëpushimin duhet të çojë në një paqe afatgjatë, e cila nis me eliminimet përfundimisht të shkaqeve fillestare që cuan në këtë krizë.

Ai shtoi se plani ka nevojë për më shumë konsultime me Shtetet e Bashkuara, duke mos përjashtuar dhe mundësinë e një bisede telefonike me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Në një konferencë për shtyp me presidentin bjellorus, Putin foli dhe për situatën në frontin e luftimeve duke shtuar se rajoni i Kurskut tashmë kontrollohet nga forcat ruse dhe iu bëri thirrje ukrainasve të izoluar që të dorëzohen, në të kundërt do të vdesin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos