Presidenti polak i bën thirrje SHBA-së të vendosë armë bërthamore në tokën polake

Nga A2 CNN
13 Mars 2025, 13:11 | Bota

Presidenti polak i bën thirrje SHBA-së të vendosë armë

Presidenti polak Andrzej Duda u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të zhvendosin armët bërthamore në territorin e vendit të tij, teksa tensionet me Rusinë vijojnë të mbeten të larta pasi është refuzuar armëpushimi në Ukrainë.

Për Dudën, kokat bërthamore të stacionuara në Poloni do të ishin parandaluese të një sulmi të ardhshëm rus.

Presidenti polak tha po ashtu se këtë propozim e diskutoi së fundmi me të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg.

“Kufijtë e NATO-s u zhvendosën drejt lindjes në vitin 1999, kështu që 26 vjet më vonë duhet të ketë një ndryshim në infrastrukturën e NATO-s në lindje. Për mua kjo është e qartë", tha Andrzej Duda në një intervistë për Financial Times.

Duda shtoi se “do të ishte më e sigurt nëse këto armë do të ishin tashmë në vendin tonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos