
Ajatollahu vdiq, rroftë Ajatollahu i ri. Kështu mund të konsiderohet situata me liderin e ri të Iranit, që ngjason më shumë me një trashwgimi mbretërore sesa proces zgjedhor. Ndërsa të shumtë në Iran festuan vdekjen e Ajatollahut Ali Khamenei-t, të tjerët e vajtuan atë. Por djali i tij i dytë, 56-vjeçari Mojtaba Khamenei, po planifikonte të merrte pushtetin në vendin e të atit...në zemër të luftës me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.
Mojtaba Khamenei është shpallur kreu i ri i shtetit të Iranit, udhëheqësi shpirtëror për një regjim brutal që babai i tij arrti të përfaqësojë, përpara se ai të vritej nga Izraeli dhe SHBA në sulme të përbashkëta. Së bashku me babain e tij, edhe nëna dhe gruaja e Mojtabës u vranë në sulme.
“Sinjali që regjimi po dërgon, është vazhdimësi, ne ende po qëndrojmë së bashku, është më shumë e njëjta gjë dhe në fakt do të bëhemi edhe më shumë linjë e ashpër se më parë. I gjithë presioni ushtarak nën të cilin ndodhet vendi nuk do të na bëjë të ndryshojmë pozicion”, tha Maha Yahya nga Qendra Carnegie Middle East
I lindur në Mashhad në 1969, Mojtaba Khamenei shërbeu në luftën Iran‑Irak dhe studioi në qytetin e shenjtë të Qom. Ai ka lidhje të forta me establishmentin e sigurisë, Gardën Revolucionare Islamike, si dhe me forcën paramilitare Basij, marrëdhënie që ai ka gjasa t’i forcojë nëse dëshiron të qeverisë në të njëjtën mënyrë si babai i tij. Por Khamenei i ri mund të hasë vështirësi për legjitimitet… edhe midis mbështetësve të regjimit. Ai nuk është një klerik i njohur mirë… dhe nuk ka mbajtur poste qeveritare… dhe rrallë është parë në publik.
Një pasardhës nga babai tek djali mund të mos pranohet nga mbështetësit e një revolucioni që rrëzoi një monarki. Por sfida më e madhe e Ajatollahut të ri… është kërcënimi aktual ekzistencial ndaj regjimit. Ky i fundit ka konfirmuar se udhëheqësi i ri do të jetë menjëherë një objektiv për atentat...nëse nuk është tashmë…
Donald Trump thotë se SHBA dhe Izraeli kanë vrarë dhjetëra persona nga rrethi udhëheqës i Iranit që nga e shtuna e 28 shkurtit. Ndërsa dhe lideri i ri fetar nuk pritet që të pëlqehet nga presidenti amerikan. Një Ajatollah i ri dhe një armik i ri i SHBA-së dhe Izraelit me të paktën një avantazh ndaj të tjerëve, ai është ende gjallë. (A2 Televizion)