Sekretari amerikan i luftës “në paranoja”, makineria e gënjeshtrave për të zbuluar ushtarët spiunë

Nga Xhevahir Qardaku
3 Tetor 2025, 10:45 | Bota

Pentagoni ka nisur një proces për të gjetur tradhtarët. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, ose Departamenti i Luftës, siç ka zgjedhur ta quajë Presidenti Donald Trump, dëshiron që zyrtarët që punojnë në selinë qendrore t'i nënshtrohen, pa paralajmërim, testeve të “detektorit të gënjeshtrave”. Dikush mund të jetë në një kompjuter dhe të thirret. Ose në makinën e kafesë dhe të gjendet dhjetë minuta më vonë i mbuluar me elektroda, shkruan A2 CNN.

E gjitha kjo sepse Pete Hegseth është i fiksuar tek pastrimi i dikasterit që drejton nga spiunët e mundshëm dhe ata që nxjerrin informacione sekrete. Skenari u zbulua nga Washington Post, dhe vetëm kjo rrjedhje informacioni duhet ta ketë bërë Hegseth që të bëhet edhe më rigoroz në zbatimin e planit.

Zbulimi vjen pasi Pentagoni u kërkoi gazetarëve të akredituar të betohen se nuk do të publikojnë lajme të Mbrojtjes nëse nuk autorizohen nga qeveria.

Edhe “zyrtarët e lartë”, përfshirë gjeneralët, do të duhet t'i nënshtrohen testeve të detektorit të gënjeshtrave, të cilat, megjithatë, konsiderohen të pabesueshme dhe nuk lejohen në gjykatat amerikane. Dy draft-memorandume të parë nga The Washington Post u shkruan nga zëvendësi i Hegseth, Steve Feinberg, dhe tregojnë se politika e re vjen nga drejtuesit e lartë të ushtrisë.

Një masë tjetër kërkon që kushdo që punon në zyrën e Hegseth dhe në Shtabin e Përbashkët të Ushtrisë të nënshkruajë marrëveshje konfidencialiteti që ndalojnë “publikimin e informacionit jo-publik pa miratim ose jashtë procedurave të përcaktuara”. Masa drastike ndaj rrjedhjeve të informacionit ka bërë që disa kritikë ta quajnë Hegseth, një person me paranoja.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos