Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei është i plagosur dhe ka gjasa të jetë i shpërfytyruar

Nga A2 CNN
13 Mars 2026, 19:04 | Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei është i plagosur dhe

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është i plagosur dhe ka gjasa të jetë i shpërfytyruar, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e tij për të qeverisur pas pothuajse dy javësh sulme amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, raporton A2CNN. 

Asnjë imazh i Khameneit nuk është publikuar që nga një sulm izraelit në fillim të luftës, i cili vrau pjesën më të madhe të familjes së tij, përfshirë babanë dhe bashkëshorten e tij.

Raportime të ndryshme thonë se ai u plagos gjatë sulmit që vrau edhe babanë e tij, ish-udhëheqësin suprem Ali Khamenei, por autoritetet iraniane kanë dhënë pak detaje për gjendjen e tij dhe ai nuk është shfaqur publikisht që nga marrja e detyrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos