SHBA, arrestohet një ish-këshilltar i Rezervës Federale nën dyshimet për spiunazh për Kinën

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2025, 17:15 | Bota

SHBA, arrestohet një ish-këshilltar i Rezervës Federale nën

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka arrestuar një ish këshilltar të lartë të Rezervës Federale nën dyshimet se i shiti Kinës sekrete shtetërore.

Në një aktakuzë nga juria e madhe, 63-vjeçari John Harolds nga qyteti Viena i Virxhinias, akuzohet për vjedhje të sekreteve tregtare nga Rezerva Federale dhe shitjen e tyre spiunëve kinezë për një shumë prej të paktën 455,000 dollarësh, ndërsa jepte mësim në një universitet në Kinë. Ai akuzohet gjithashtu se ka gënjyer hetuesit e Rezervës Federale dhe zyrtarë të Byrosë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorit, shkruan A2.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të premten ngritjen e aktpadisë dhe arrestimin e të dyshuarit Rogers, të njëjtën ditë që ai doli përpara një gjykate në kryeqytetin Uashington. Gjykatësi i ka hequr të drejtën e lirimit me kusht ndërsa të martën do të paraqitet në gjykatë.

I dyshuari, i cili ka një doktoratë në fushën ekonomike, ka punuar për Rezervën Federale nga viti 2010 deri në vitin 2021, sipas dokumenteve të gjykatës./ Zëri i Amerikës (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos