Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei hodhi poshtë kërkesën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për dorëzim pa kushte. Në një fjalim televiziv përpara popullit të Iranit, Khamenei tha se populli i Iranit është i vendosur dhe do ti rezistojë një lufte të imponuar.
"Populli iranian është i vendosur dhe do t'i rezistojë si një lufte të imponuar ashtu edhe një paqeje të imponuar. Nuk është e zgjuar ti thuash kombit Iranian të dorëzohet. Përse duhet të dorëzohet kombi i Iranit? Ne nuk do të dorëzohem si përgjigje të sulmeve të të tjerëve. Kjo është logjika e kombit Iranian. Ky është shpirti i kombit Iranian”, tha Ayatollah Ali Khamenei, Lideri suprem i Iranit.
Khamenei kërcënoi SHBA-në në rast të një ndërhyrjeje ushtarake. Kjo do të shkaktonte "dëme të pariparueshme", tha kreu i shtetit iranian. Sipas tij, Izraeli kishte bërë një gabim të madh me sulmet e tij dhe do të ndëshkohej për këtë. Duke iu drejtuar Shteteve të Bashkuara, Khamenei tha se ata duhet ta dinë se Irani nuk do të dorëzohet kurrë. Çdo sulm i SHBA-së ndaj Iranit do të ketë "pasoja të pariparueshme".
“Presidenti i SHBA-së na kërcënon. Me retorikën e tij absurde, ai kërkon që populli iranian t'i dorëzohet. Ata duhet të bëjnë kërcënime kundër atyre që kanë frikë se do të kërcënohen. Kombi iranian nuk frikësohet nga kërcënime të tilla. Njerëzit inteligjentë që e njohin Iranin, kombin iranian dhe historinë e tij nuk do t'i flasin kurrë këtij kombi me gjuhë kërcënuese sepse kombi iranian nuk do të dorëzohet. Amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake e SHBA-së padyshim do të shoqërohet me dëme të pariparueshme", shtoi Khamenei.
Megjithatë, Khamenei nuk u shfaq dhe as zëri i tij nuk u dëgjua. Kjo ka të ngjarë të nxisë spekulimet rreth një zëvendësimi të mundshëm të afërt të Ajatollahut në krye të vendit. (A2 Televizion)