SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 17:21 | Bota

SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në

Forcat amerikane kanë vrarë 14 persona në sulmet ndaj katër anijeve të dyshuara për drogë në Paqësor. Kjo u bë e ditur nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, sipas të cilit një i mbijetuar u shpëtua nga personeli meksikan i kërkim-shpëtimit.

Ky është sulmi i fundit në një seri sulmesh ndaj anijeve që, sipas SHBA-së, kanë transportuar drogë si në Paqësor ashtu edhe në Karaibe.

Sulmet e fundit në Paqësorin lindor, të cilat Hegseth tha se ndodhën të hënën me urdhër të Presidentit Donald Trump, shënojnë një përshkallëzim në atë që e quan një fushatë për të synuar trafikantët e drogës.

Sulmet janë dënuar në rajon dhe ekspertët kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e tyre. Anëtarët e Kongresit Amerikan, si demokratë ashtu edhe republikanë, kanë ngritur gjithashtu shqetësime dhe kanë vënë në dyshim autoritetin e presidentit për t'i urdhëruar ato.

Të paktën 57 persona janë vrarë deri tani në sulmet ajrore, gjë që ka çuar në rritjen e tensioneve midis SHBA-së dhe qeverive të Kolumbisë dhe Venezuelës.

Shumica e sulmeve kanë ndodhur pranë brigjeve të Amerikës së Jugut, në Karaibe, por kohët e fundit ka kryer sulme edhe në Oqeanin Paqësor.

Në një deklaratë për X, Hegseth tha se katër anijet e goditura të hënën "ishin të njohura nga aparati amerikan i inteligjencës, duke kaluar përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të drogës dhe duke transportuar narkotikë".

Hegseth shtoi se tetë "narko-terroristë" u vranë në sulmin e parë, ndërsa 7 të tjerë u vranë në dy sulmet pasuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos