Shteti ku në 48 orë janë vrarë mbi 2 mijë civilë

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 15:50 | Bota

Shteti ku në 48 orë janë vrarë mbi 2 mijë civilë

Më shumë se 2000 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, janë ekzekutuar brenda 48 orëve të fundit në qytetin El-Fasher të Sudanit, pasi ai ra nën kontrollin e forcave kundërshtare të ushtrisë. Pas më shumë se 18 muajsh rrethim brutal, pushtimi i qytetit i jep RSF-së kontroll mbi të gjitha kryeqytetet e rajonit të Darfurit.

Sipas raportimeve të Forcave të Bashkuara, aleate të ushtrisë sudaneze, RSF “ka kryer krime të tmerrshme ndaj civilëve të paarmatosur”, përfshirë ekzekutime masive dhe spastrime etnike ndaj komuniteteve Fur, Zaghawa dhe Berti. Organizata Humanitarian Research Lab e Universitetit të Yale konfirmoi, përmes imazheve satelitore, se në El-Fasher po zhvillohet “një proces sistematik spastrimi etnik”, shkruan A2 CNN.

Një video e verifikuar nga AFP tregon një militant të njohur të RSF-së teksa qëllon në kokë një grup civilësh të ulur në tokë. Raportet e organizatave ndërkombëtare paralajmërojnë se veprimet e RSF-së “mund të përbëjnë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe madje gjenocid”.

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, foli për “rrezik serioz të shkeljeve me motiv etnik”, ndërsa Bashkimi Afrikan dënoi “vrasjet masive dhe krimet e raportuara të luftës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos