Shefi i të drejtave të njeriut në OKB: Izraeli minoi paqen rajonale me sulmin ndaj Katarit

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 16:58 | Bota

Shefi i të drejtave të njeriut në OKB: Izraeli minoi paqen

Shefi i të drejtave të njeriut e OKB-së, teksa ka folur këtë mëngjes, ka thënë se Izraeli minoi paqen rajonale me sulmin ndaj Katarit.

Sipas mediave të huaja, gjatë një debati urgjent në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë, Volker Turk akuzoi Izraelin për minimin e paqes dhe stabilitetit rajonal me sulmin e tij ndaj Katarit javën e kaluar.

Izraeli shënjestroi udhëheqjen e Hamasit në Doha në sulmin e tij, një veprim që shkaktoi zemërim në Katar, një shtet ndërmjetës në luftën e Gazës dhe një veprim i cili Benjamin Netanyahu ka refuzuar ta përjashtojë përsëritjen e tij.

Turk u tha delegatëve në këshill: “Sulmi i Izraelit ndaj negociatorëve në Doha më 9 shtator ishte një shkelje tronditëse e së drejtës ndërkombëtare, një sulm ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal dhe një goditje kundër integritetit të ndërmjetësimit dhe proceseve negociuese në të gjithë botën”, përcjell A2 CNN.

Përfaqësuesi i Katarit në OKB në Gjenevë tha se sulmi përbën terrorizëm shtetëror dhe i bëri thirrje këshillit të ndërmarrë hapa për ta mbajtur Izraelin përgjegjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos