Trump paralajmëron Hamasin: Do të jeni në telashe të mëdha nëse pengjet izraelite përdoren si mburoja njerëzore

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 16:35 | Bota

Trump paralajmëron Hamasin: Do të jeni në telashe të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se Hamasi do të jetë në "telashe të mëdha" nëse përdor pengjet izraelite si mburoja njerëzore.

Sipas mediave të huaja, Izraeli ka zgjeruar ofensivën tokësore në qytetin e Gazës gjatë ditëve të fundit.

Komentet Trump i bëri teksa foli me gazetarët ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për vizitën e tij shtetërore në Britani.

Më herët ai tha në Truth Social se kishte lexuar një lajm që thoshte se Hamasi i kishte zhvendosur pengjet "mbi tokë për t'i përdorur si mburoja njerëzore".

Ai tha se shpresonte që udhëheqësit e Hamasit "të dinë se në çfarë po përfshihen" nëse e bëjnë këtë, shkruan A2 CNN

Trump shtoi më tej: “Kjo është një mizori njerëzore, të cilën pak njerëz e kanë parë më parë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos