Meta përgëzon pedagogët: Demonstrim i shkëlqyer

Nga A2 CNN
20 Tetor 2026, 13:08 | Politikë

Meta përgëzon pedagogët: Demonstrim i shkëlqyer

Ilir Meta ka mbështetur protestën e pedagogëve në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Meta e ka cilësuar tubimin një “demonstrim të shkëlqyer të ndërgjegjes shoqërore”, duke falënderuar pjesëmarrësit, shkruan A2.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

“Protesta e pedagogëve është një demonstrim i shkëlqyer i ndërgjegjes shoqërore të nivelit më të lartë! Mirënjohje të përzemërt për guximin, dinjitetin dhe zërin e fuqishëm të pedagogëve në mbrojtje të Arsimit, kundër zbrazjes së auditoreve dhe shpopullimit dramatik të Shqipërisë nga të rinjtë. Të mbështesim pedagogët, gjimnazistët, të rinjtë dhe të gjithë fëmijët e Shqipërisë për një arsim cilësor dhe dinjitoz, për një Atdhe të përparuar të njerëzve të ditur. PA RINI NUK KA SHQIPËRI!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos