Për ata që përkrahin pavarësinë e Kosovës, rezoluta 12 44 e OKB është kocka më e madhe në fyt, pasi duan apo nuk duan, ajo konfirmon dhe garanton sovranitetin e Serbisë në aspektin juridik ndërkombëtar.
Janë fjalët e ambasadorit rus në serbi Alexander Botsan-Kharchenko, i cili thekson se zgjidhja e çështjes së Kosovës përtej OKB është e pamundur. Sipas tij, pa qëndrimin konsistent e të vendosur të Rusisë nuk do të kishte rezolutë 12 44.
“Pozicioni dhe dëshira kryesore e vendeve perëndimore që e kanë mbështetur Kosovën që më parë, ishte të anashkalonin Rezolutën 1244 në pikat më të rëndësishme që sigurojnë dhe garantojnë sovranitetin e Serbisë”, tha Bocan-Kharchenko për televizionin Informer.
Ai shtoi se çdo zgjidhje, pavarësisht se me çfarë mjetesh, duhet dhe mund të arrihet vetëm me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe theksoi se ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një bisedë me homologun e tij serb Marko Gjuriq në Moskë, theksoi se Rusia do të mbështesë Rezolutën 1244. (A2 Televizion)