Synonin të sulmonin Moskën, Rusia rrëzon tre dronë

Nga A2 CNN
6 Qershor 2025, 17:19 | Bota

Synonin të sulmonin Moskën, Rusia rrëzon tre dronë

Rusia rrëzoi tre dronë që përpiqeshin të sulmonin Moskën, tha Sergei Sobyanin, kryebashkiaku i kryeqytetit rus.

Sipas mediave të huaja, ai nuk dha detaje të mëtejshme rreth incidentit, por tha se shërbimet e emergjencës po punonin në vendet ku kishin rënë mbeturinat nga dronët e rrëzuar.

Më vete, organi mbikëqyrës i aviacionit rus tha se aeroportet Domodedovo dhe Zhukovsky në rajonin e Moskës kishin pezulluar përkohësisht operacionet për të siguruar sigurinë e fluturimeve.

Menjëherë më pas u njoftua se fluturimet kishin rifilluar, raporton A2 CNN. Ndërkohë në orët në vijim priten të tjera detaje rreth kërij zhvillimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos