
Përmbajtjet e krijuara ose të modifikuara nga inteligjenca artificiale po përhapen gjithnjë e më shumë në internet.
Për të frenuar rrezikun e përhapjes së deepfake-ve (përmbajtjeve të rreme të krijuara me inteligjencë artificiale), kompanitë që ofrojnë zgjidhje për identifikimin e materialeve dhe po intensifikojnë përpjekjet për të përmirësuar teknologjitë e tyre.
Mes tyre është edhe Pangram, një kompani e specializuar në verifikimin e autenticitetit dixhital, e cila ka prezantuar një funksion të ri që analizon skedarët video dhe identifikon edhe kuadrot e veçanta ku është ndërhyrë me inteligjencë artificiale.
Kompania pretendon se mjeti i saj është në gjendje të dallojë mes videove të krijuara pjesërisht nga inteligjenca artificiale dhe atyre të prodhuara tërësisht prej saj. Kjo bëhet përmes një harte termike, e cila evidenton momentet e videos që janë rezultat i ndërhyrjes së inteligjencës artificiale. Sipas kompanisë, shkalla e saktësisë së këtij mjeti tejkalon 98%.
Ndërsa njëra qasje mbështetet te sistemet që monitorojnë përmbajtjet pasi ato janë publikuar në internet, gjigantët e teknologjisë po përqendrohen edhe te gjurmueshmëria që në momentin e krijimit të materialit.
Nisma kryesore në këtë drejtim është Coalition for Content Provenance and Authenticity (C2PA), një standard i hapur i mbështetur nga kompani si Adobe, Microsoft, Google, Intel, Sony, BBC dhe të tjera.
(A2 Televizion)