Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar po dërgon më shumë avionë luftarakë në Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj përshkallëzimit të përleshjeve mes Izraelit dhe Iranit. Avionët përfshijnë Typhoon si dhe aeroplanë për furnizim ajror, të cilët janë pjesë e mbështetjes emergjente për rajonin.
Sir Keir tha se situata është shumë dinamike dhe se po zhvillohen diskutime të vazhdueshme me aleatët ndërkombëtarë. “Mesazhi i përhershëm është: de-përshkallëzoni”, theksoi ai, duke shtuar se përparësia është ruajtja e stabilitetit rajonal.
Kjo është hera e dytë që Britania njofton për vendosje të avionëve në rajon, pas një vendimi të ngjashëm vitin e kaluar, kur u tha se avionët britanikë ndihmuan në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.
Kryeministri i Britanisë bëri deklaratën ndërsa po udhëtonte drejt Kanadasë për të marrë pjesë në samitin e G7-ës, ku zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pritet të jenë tema kryesore e diskutimeve.
(A2 Televizion)