Tjetër incident ajror në SHBA, përplasen 2 avionë në ajër

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2025, 11:28 | Bota

Tjetër incident ajror në SHBA, përplasen 2 avionë në

Incidentet ajrore duket se nuk kanë të ndalur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua këtë herë në Arizona, ku dy avionë privatë u përplasën në ajër duke lënë të vdekur persona.

Sipas raportimeve në aksident u përfshinë një Cessna 172S dhe një Lancair 360 MK II, dy aeroplanë të vegjël me helikë.

Cessna arriti të ulet pa dëmtime të mëtejshme, ndërsa avioni tjetër u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e dy personave në bord. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos