Trump: Disa grupe nuk marrin vaksina dhe nuk kanë autizëm! Po fusin shumë gjëra te foshnjat

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 09:32 | Bota

Trump: Disa grupe nuk marrin vaksina dhe nuk kanë autizëm! Po fusin

Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar që vaksinat e fëmijëve të mos jepen sipas kalendarit të zakonshëm, por të shpërndahen në një periudhë më të gjatë kohore. Në një takim të zhvilluar në Zyrën Ovale me disa zyrtarë shëndetësorë, Trump tha se administrata e tij po hulumton shkaqet e mundshme të autizmit, shkruan A2 CNN.

“Mendoj se kur shkon për vaksinën, duhet ta bësh gjatë një periudhe prej pesë herësh. Ta marrësh pesë herë, ose katër herë. Por, ta marrësh në doza më të vogla dhe ta shpërndash përgjatë disa viteve. Ata fusin aq shumë gjëra në foshnjat e bukura. Është një turp”, tha Trump. “Ka disa grupe njerëzish që nuk marrin vaksina dhe ilaçe dhe nuk kanë autizëm. A nuk ju thotë gjë kjo?”.

Megjithatë, Trump nuk dha detaje se si mund të ndryshojë kalendari i vaksinave në SHBA, që aktualisht rekomandohet nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Megjithatë, ekspertët mjekësorë thonë se dekada të tëra kërkimesh kanë treguar se nuk ka asnjë lidhje mes vaksinave dhe autizmit. Ekspertët theksojnë se rritja e rasteve të diagnostikuara me autizëm lidhet me faktorë të ndryshëm, përfshirë përmirësimin e metodave të diagnostikimit, zgjerimin e përkufizimit të spektrit autik, si edhe ndikime gjenetike dhe mjedisore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos