All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Trump flet për atentatin dhe braktis mesazhin e unitetit në konventë

Nga Rosalba Bejdo
19 Korrik 2024, 10:47 | Bota
All - Paragraf - 1

Donald Trump ka rrëfyer në detaje dramatike se si i kishte mbijetuar atentatit që për pak sa nuk i mori jetën, teksa pranoi zyrtarisht nominimin republikan për president mbrëmjen e së enjtes. Ai tha para audiencës në ditën e fundit të konventës republikane në Miluoki të Uiskonsin, se ishte gjallë falë Zotit të Plotfuqishëm.

“Nuk duhet të isha këtu sot”, u tha delegatëve të cilën u përgjigjën në kor, “po, ti je”. Dëgjova një tingull të fortë fishkëllyes dhe ndjeva se diçka më goditi me të vërtetë, në veshin tim të djathtë. Mendova se mund të ishte një plumb dhe e çova dorën te veshi, duke parë se ishte mbuluar me gjak. Menjëherë e kuptova se ishte shumë serioze, teksa agjentët e shërbimit sekret nxituan në skenë. Ata u turrën dhe u hodhën mbi mua për të më mbrojtur. Në një farë mënyrë u ndjeva shumë i sigurt, sepse kisha Zotin në anën time”.

All - Paragraf - 3

Ish-presidenti e nisi fjalimin me tone të pazakonta pajtuese, duke thënë se synonte të ishte president i të gjithë Amerikës dhe jo vetëm gjysmën e saj. Por shpejt ju rikthye retorikës së vjetër, duke sulmuar ashpër administratën Biden që siç tha, po shkatërronte vendin. Ai theksoi pa paraqitur prova se akuzat kriminale ndaj tij ishin pjesë e një komploti demokrat, parashikoi se rivali demokrat do të nxiste Luftën e Tretë Botërore dhe denoncoi atë që e quajti pushtim të emigrantëve përtej kufirit jugor.

“Është turpshme ajo që ka bërë kjo administratë, dëmi që na ka shkaktuar. Ashtu siç e them shpesh, nëse merr 10 presidentët më të këqij të Shteteve të Bashkuara, ata së bashku nuk kanë shkaktuar aq shumë dëm sa Joe Biden”.

Në fjalimin më të gjatë në historinë e konventës, Trump ripërsëriti pretendimet e rreme se demokratët kishin vjedhur zgjedhjet e vitit 2020 dhe u bëri thirrje atyre të heqin dorë nga gjuetia e shtrigave, siç u shpreh. Duke sugjeruar se do t’i jepte fund luftërave, ai përsëriti premtimet për ngritjen e murit në kufirin jugor, vendosjen e tarifave në dogana ndaj mallrave të huaja, teksa u zotua të anulojë disa prej politikave të Biden. 

E gjithë familja e Trump, përfshirë bashkëshortja Melania, ishin të pranishëm në ditën e fundit të konventës republikane.   (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos