Trump, kritika Anglisë për humbjen me Argjentinën: Pse duhet të bënte Kane rolin e mbrojtësit?!

Nga A2 CNN
18 Korrik 2026, 16:11 | Bota

Trump, kritika Anglisë për humbjen me Argjentinën: Pse duhet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është bashkuar kritikave ndaj taktikave të Anglisë në humbjen e tyre në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, duke vënë në dyshim rolin "mbrojtës" të Harry Kane në pjesën e dytë.

Zëvendësimet e trajnerit Thomas Tuchel në pjesën e dytë janë kritikuar nga komentatorët dhe tifozët pas humbjes 2-1, pasi Argjentina shënoi dy gola në fund të ndeshjes për të siguruar finalen e së dielës kundër Spanjës.

Disa lojtarë kyç mbetën të zhgënjyer nga mënyra se si Anglia ishte udhëzuar ta përfundonte ndeshjen pasi kishte marrë epërsinë nëpërmjet Anthony Gordon.

Tuchel u rikthye në mbrojtje me pesë lojtarë dhe bëri një numër zëvendësimesh me mentalitet mbrojtës në fazat e fundit, ndërsa Lionel Messi frymëzoi një përmbysje dramatike.

“Keni një lojtar të shkëlqyer në Angli me të cilin kam luajtur golf. Dhe ai është Harry Kane, i cili ka qenë fantastik”, tha Trump.

"Mendoj se ndoshta bënë një gabim kur e bënë atë një lojtar mbrojtës. Çfarë di unë për futbollin? Ata morën epërsinë dhe morën lojtarin e tyre më të mirë dhe e vunë në mbrojtje."

"Duhet të jemi pak ofensiv, apo jo?! Kjo ishte pak e pazakontë”, vijoi Trump. Tuchel nxitoi t’i hidhte poshtë kritikat e Trump kur iu përmend kjo në një konferencë për mediat më vonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos