Të dielën në mbrëmjë, e gjithë bota do të mbajë frymën pasi luhet finalja e madhe e Kupës së Botës, Argjentinë-Spanjë. Pas 39 ditësh garë dhe 103 ndeshjesh të zhvilluara, Botërori 2026 mbërrin në aktin e fundit.
Spanja dhe Argjentina do të përballen më 19 korrik në "MetLife Stadium", në një finale që vendos përballë kampionen e Europës me kampionen në fuqi të botës. Argjentina synon të mbrojë titullin e fituar në Katar, ndërsa Spanja kërkon të rikthehet në majën e futbollit botëror për herë të parë që nga viti 2010.
Historia e ndeshjeve direkte mes Spanjës dhe Argjentinës është plot ekuilibër. Dy kombëtaret janë përballur 14 herë dhe bilanci është perfekt: nga 6 fitore secila dhe vetëm 2 barazime.
Megjithatë, kjo do të jetë hera e parë që ato takohen në një finale të Kupës së Botës, duke i dhënë sfidës një rëndësi historike.
Spanja ka qenë skuadra më solide e këtij Botërori, duke pësuar shumë pak gola dhe eliminuar me radhë Portugalinë, Belgjikën dhe Francën.
Nga ana tjetër, Argjentina ka treguar karakter në çdo fazë eliminatore, duke kaluar Egjiptin, Zvicrën dhe më pas Anglinë në gjysmëfinale. Finalja pritet të jetë një duel mes futbollit të kontrolluar të spanjollëve dhe shpirtit luftarak të kampionëve në fuqi. (A2 Televizion)