Dialogu midis Uashingtonit dhe Moskës për konfliktin në Ukrainë, tashmë ka nisur dhe këtë gjë e konfirmoi dhe vetë presidenti amerikan Donald Trump, për të cilin fundi i kësaj lufte në një kohë të shkurtës ishte një prej premtimeve kryesore elektorale.
Megjithatë, kjo gjë duket se po e shqetëson udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili paralajmëroi se do të ishte shumë e rrezikshme vazhdimi i bisedimeve pa përfshirjen e Kievit.
"Ata mund të kenë marrëdhëniet e tyre, por të flasësh për Ukrainën është e rrezikshme për të gjithë," theksoi presidenti në një intervistë të gjatë dhënë për American Associated Press.
Ndërkohë, më vonë ai kërkoi nga aleatët të tjera armë, të cilat sipas tij do të kishin një ndikim të madh në afrimin e paqes.
"Sistemet e mbrojtjes ajrore dhe një numër i mjaftueshëm i raketave interceptuese janë thelbësore për të afruar paqen. Unë u jam mirënjohës të gjithë partnerëve tanë që po na ndihmojnë në këtë dhe që e kuptojnë plotësisht se çfarë saktësisht na nevojitet".
E teksa diplomacia po bën lëvizjet e para, terreni po sheh përballje të tjera ajrore dhe në terren.
Rusia njoftoi se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka shkatërruar më shumë se 70 dronë ukrainas në 6 rajone të ndryshme ruse.
Ukraina po ashtu arriti të eliminojë në Kursk zëvendësguvernatorin dhe komandantin rus Sergei Yefremov u vra në Kursk. Automjeti në të cilin po udhëtonte Yefremov kaloi mbi një minë dhe shpërtheu, duke vrarë atë dhe një oficer tjetër. Yefremov drejtoi njësinë vullnetare Tiger, e formuar në vitin 2022 dhe e vendosur në rajonin Kursk të Rusisë. (A2 Televizion)