Irani këmbëngul se vetëm diplomacia mund t’i japë fund konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, pasi presidenti amerikan Donald Trump refuzoi propozimin e Teheranit për të rihapur Hormuzin e për t’i dhënë fund luftimeve. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi se rihapja e ngushticës, një prej korridoreve më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, është e kushtëzuar nga përmbushja e kërkesave të Teheranit.
Sipas tij, një zgjidhje e negociuar është e vetmja mënyrë për të dalë nga ngërçi. Por presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve në shtëpinë e bardhë më herët, se propozimi nuk ishte I pranueshëm dhe se Teherani kërkonte një ujdi për të rihapur ngushticën brenda 7 ditëve pasi po humbte keq.
Ata duan të bëjnë një marrëveshje dhe unë mendoj se kjo është në rregull. Edhe mua më pëlqen të bëj marrëveshje... por nuk jam dakord me këtë. Kjo marrëveshje nuk do të ishte e pranueshme. Dhe ajo që duan të bëjnë është ta hapin menjëherë ngushticën e Hormuzit. E dini pse? Sepse po marrin fund. Sepse nuk kanë më të ardhura. Sepse paratë i sigurojnë nga ngushtica e Hormuzit.
Irani e kishte paraqitur javën e kaluar një propozimin për paqe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke e përcjellë atë te pala amerikane përmes ndërmjetësve nga Katari. Araqchi pretendon se ndërmjetësit nuk i kanë komunikuar zyrtarisht Iranit një refuzim amerikan dhe se sipas tij, është në pritje të qëndrimit përfundimtar të Uashingtonit.
Kushtet, thotë Araqchi, janë të njëjtat që u përfshinë edhe në memorandumit të firmosur mes SHBA dhe Iranit ne qershor. Propozimi iranian parashikon që, në rast marrëveshjeje, të nisë një numërim mbrapsht prej shtatë ditësh për rihapjen e ngushticës dhe pezullimin e luftimeve në rajon. (A2 Televizion)