Plani 7-ditor për t’i dhënë fund luftës, zbulohet përgjigjja e Trump për propozimin e Iranit

Nga A2 CNN
26 Shtator 2026, 16:53 | Bota

Plani 7-ditor për t’i dhënë fund luftës, zbulohet

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thotë se e ka refuzuar propozimin e Iranit për një plan 7-ditor për t’i dhënë fund luftës, rihapur ngushticën e Hormuzit dhe rifilluar bisedimet për programin bërthamor.

Më herët, ushtria iraniane paralajmëroi se të gjitha qendrat e dislokimit dhe interesat amerikane në Lindjen e Mesme do të jenë objektiv sulmi nëse Uashingtoni “bën një gabim” ndaj Iranit, raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat kryesore të përplasjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos