Ditën e sotme, Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kancelarin gjerman Friedrich Merz.
Sipas mediave të huaja, kancelari gjerman tha pas takimit se ishte “jashtëzakonisht i kënaqur” me bisedimet, duke shtuar se ato hodhën themelet për biseda të mira në samitet e ardhshme të G7 dhe NATO-s.
"Po kthehem me ndjesinë se kam gjetur tek Presidenti amerikan dikë me të cilin mund të flas shumë mirë në një nivel personal", tha ai, shkruan A2 CNN.
"Kemi shumë të përbashkëta, madje edhe në rrugët e ndryshme të karrierës që kemi ndjekur midis politikës. Kjo krijon një lidhje të caktuar", përfundoi kancelari Merz. (A2 Televizion)