Trupi i Papa Franceskut në ‘banesën e fundit’, varroset jashtë Vatikanit

Nga A2 CNN
26 Prill 2025, 17:48 | Bota

Trupi i Papa Franceskut në ‘banesën e fundit’, varroset

Në një deklaratë, Vatikani ka konfirkuar se se trupi i Papa Françeskut është varrosur në bazilikën Santa Maria Maggiore, e cila ndodhet jashtë mureve të Vatikanit në qendër të Romës.

“Papa është i pari në më shumë se një shekull që u varros jashtë Vatikanit dhe varrimi i tij ishte një ngjarje private, duke lejuar që njerëzit më të afërt të bënin nderimet e tyre”, thuhet në deklaratë, shkruajnë mediat e huaja.

Të paktën 400,000 njerëz u mblodhën në qytetin e Vatikanit për funeralin e Papa Françeskut dhe u rreshtuan në rrugë për të parë arkivolin e tij që po dërgohej në kishën Santa Maria Maggiore për t’u varrosur, sipas ministrit të Brendshëm të Italisë, shkruan A2 CNN.

"Ne vlerësojmë se janë jo më pak se 400,000 njerëz të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit dhe atyre përgjatë rrugës," tha Matteo Piantedosi për programin italian të lajmeve TG5.

Kujtojmë se Papa Francesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, pasi vuante nga pneumonia, sëmundje për të cilën u trajtua për disa ditë në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos