Turqia tregon forcën në Detin e Zi, teston raketën balistike “Tayfun”

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2025, 17:15 | Bota

Turqia ka kryer sot një test të ri të raketës balistike Tayfun, e cila i përket kategorisë së raketave me rreze të shkurtër veprimi.

Hedhja e raketës u krye nga baza ajrore e Rizes drejt Detit të Zi, nën masa shumë të rrepta sigurie, ndërsa autoritetet turke e cilësuan procesin si të suksesshëm.

Kjo ishte nisja e tretë testuese e Tayfun, ndërkohë që nuk dihet skenari i ekzekutuar dhe nuk u zbulua distanca që ajo arriti.

Tayfun besohet të jetë një nga raketat balistike me rreze më të gjatë veprimi që Turqia ka prodhuar deri më sot, megjithëse detajet rreth saj mbeten sekrete.

Pas testeve të mëparshme të suksesshme të raketës, CEO i Roketsan, kompania përgjegjëse për zhvillimin e saj, konfirmoi se Tayfun ka hyrë në prodhimin serik, në mënyrë që të mund të pasojë vendosja e saj aktive në ushtrinë turke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos