Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Rusia mund të ketë qenë përgjegjëse për rrëzimin e avionit nga Azerbajxhani, më 25 dhjetor, me pasojë vdekjen e 38 personave.
Këtë e tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, i cili u ofroi autoriteteve mbështetje në hetime. Avioni mendohet të jetë goditur nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë teksa përpiqej të ulej në Ceceni, para se të ndryshonte trajektore përgjatë detit Kaspik për në Kazakistan, ku edhe u rrëzua.
Kremlini ka refuzuar të komentojë por kreu i Agjencisë së Aviacionit Civil tha se situata në Çeçeni ishte shumë e ndërlikuar për shkak të sulmeve me dronë nga Ukraina.
Zyrtari amerikan Kirbi, pretendon se provat qe shtetet e bashkuara kishin parë, shkonin përtej fotove të avionit të dëmtuar, që kanë qarkulluar në media. Ekspertë të aviacionit dhe të tjerë në Azerbajxhan besojnë se sistemet GPS, të mjetit fluturues ishin bllokuar dhe me pas dëmtuar nga një mjet i mprehtë si pasojë e shpërthimeve nga sistemi i mbrojtjes ajrore ruse.
Azerbajxhani nuk e ka akuzuar drejtpërdrejte Moskën, por ministri i transportit në vend, tha se avioni ishte bërë objekt i ndërhyrjes së huaj dhe ishte dëmtuar jashtë dhe brenda teksa përpiqej të ulej.
Siç thuhet, të gjithë të mbijetuarit, pa përjashtim kishin dëgjuar 3 shpërthime kur avioni gjendej mbi Grozni. (A2 Televizion)