Zëvendëskryeministrja Koçiu: Lëndimi i të riut, kambanë alarmi për pasojat e rënda që sjell dhuna në protesta

Nga A2 CNN
25 Tetor 2026, 16:44 | Politikë

Zëvendëskryeministrja Koçiu: Lëndimi i të riut,

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, me anë të një postimi në Facebook, deklaroi se “dhuna e verbër, e nxitur nga ekranet dhe inatet e vjetra politike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e vetë protestuesve dhe të qytetarëve”.

“Lëndimi i të riut nga Elbasani është një kambanë alarmi për pasojat e rënda që sjell dhuna në protesta. Është e papranueshme që një ngjarje e tillë të shfrytëzohet për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e kësaj rruge pa krye”, lexohet në postimin e Koçiut, shkruan A2.

Sipas saj, “qeveria shqiptare është angazhuar maksimalisht për të garantuar trajtimin e të riut në një spital në Itali, si dhe transportimin e tij me avion mjekësor”.

“Koha e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka që po ndërtojmë me aq mund, po mbaron. Drita e Shqipërisë sot është shumë herë më e madhe se errësira e tyre”, thekson Koçiu.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos