Valë nxehtësie në Brazil, temperaturat arrijnë në 40 gradë

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2025, 07:15 | Bota

Valë nxehtësie në Brazil, temperaturat arrijnë në 40

Një valë e re e të nxehtit ka përfshirë Brazilin dhe do të zgjasë deri më 21 shkurt, duke bërë që temperaturat në pjesën më të madhe të vendit të Amerikës së Jugut të rriten në rreth shtatë gradë mbi mesataren.

Në shtetet e Rio de Janeiro, Minas Gerais, Bahia, Pernambuco dhe Piauí, temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Këtë javë, Instituti Kombëtar i Meteorologjisë, Inmet, lëshoi ​​një paralajmërim të nxehtësisë ekstreme për shtetin jugor brazilian të Paranës, një alarm që mund të shtrihet në ditët në vijim në shtetet e Mato Grosso do Sul, São Paulo dhe Espírito Santo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos