Vazhdon “ferri” në Spanjë dhe Francë, evakuohen 220 mijë persona, ‘luftë’ për të shuar flakët

Nga Xhevahir Qardaku
25 Korrik 2026, 12:51 | Bota

Vazhdon “ferri” në Spanjë dhe Francë, evakuohen 220

Vazhdon “ferri” në Francë dhe Spanjë. Zjarret masive që kanë përfshirë dy vendet e rëndësishme europiane kanë detyruar mbi 220 mijë persona të evakuohen, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet intensive për vënien e flakëve nën kontroll.

Në Francë, rreth 200 mijë banorë janë larguar nga rajonet Gironde dhe Landes, ndërsa presidenti Emmanuel Macron ka angazhuar ushtrinë për të mbështetur operacionet e emergjencës. Në Spanjë, qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare, pasi një zjarr i madh pranë Madridit ka dalë jashtë kontrollit dhe ka detyruar evakuimin e 25 mijë personave.

Njësitë ushtarake dhe ekipet e zjarrfikësve janë dislokuar në zonat më të rrezikuara, ndërsa autoritetet po punojnë për të parandaluar bashkimin e vatrave të zjarrit. Deri më tani, flakët kanë përfshirë mijëra hektarë tokë dhe situata mbetet kritike, me monitorim të vazhdueshëm nga shërbimet e emergjencës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos