Tentonte të shiste makinat që i vinin për riparim, arrestohet pronari i servisit të makinave në Tiranë

Nga A2 CNN
25 Korrik 2026, 10:23 | Kronikë

Tentonte të shiste makinat që i vinin për riparim, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar pronarin e një servisi automjetesh në Astir, të akuzuar për mashtrim. Në të paktën 6 raste, të cilat janë dokumentuar nga policia, ky person, i arrestuari, përveçse nuk ka riparuar automjetet për të cilat është paguar, në disa raste ka tentuar t’i shesë ato.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa qytetarëve, se nuk kishin iu ishin riparuar automjetet, pavarësisht se i kishin paguar paratë, pronarit të një subjekti në këtë fushë, në zonën e quajtur “Astiri”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Skema”.

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi i dyshuar për veprën penale "Mashtrimi", M. H., 37 vjeç, si dhe u dokumentuan 6 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Përveç mashtrimit, nga hetimet dyshohet se në disa raste, 37-vjeçari ka tentuar të shesë automjetet që i ishin lënë për riparim”, tha policia.

Punohet për dokumentimin e rasteve të tjera në këtë fushë, që mund të ketë kryer shtetasi M. H.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos