Zelensky do të udhëtojë në Arabinë Saudite, por s’ka plane të takohet me zyrtarë rusë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2025, 13:11 | Bota

Zelensky do të udhëtojë në Arabinë Saudite, por

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të udhëtojë në Arabinë Saudite këtë javë, raporton Sky News.

Zelenskyy mund të arrijë të martën në mbrëmje në Arabinë Saudite, por nuk ka plane të takohet me zyrtarët rusë, tha një burim, shkruan A2 CNN.

Kjo vizitë vjen ndërsa diplomatët amerikanë dhe rusë përgatiten të mbajnë bisedime në kryeqytetin Riad nesër. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio janë mes atyre që do të përfshihen në bisedime.

Udhëtimi i Zelenskyy mendohet se ishte planifikuar përpara se të shpalleshin bisedimet SHBA-Rusi.

Është e paqartë nëse ai do të takohet me ndonjë zyrtar nga delegacioni amerikan gjatë kësaj vizite, shkruan A2 CNN.

Kjo lëvizje vjen pasi udhëheqësi ukrainas bëri një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) mbrëmë, për një samit me Presidentin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos