Zelensky falënderon Trump dhe SHBA 4 herë pas përplasjeve në Shtëpinë e Bardhë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2025, 22:29 | Bota

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në komentet e tij të para pas takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, falënderoi disa herë homologun e tij amerikan dhe amerikanët.

Trump sot gjatë takimit i tha Zelenskyt se duhet të jetë "mirënjohës" për mbështetjen e SHBA, ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance e akuzoi Volodymyr Zelensky se nuk i tha faleminderit gjatë takimit, raporton BBC.

“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë”.

"Faleminderit @POTUS, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë”, shkroi Zelensky në rrjetin social X. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos