Zyrtarët e PD takojnë komisioneren Kos: Mazhoranca po përdor drejtësinë për të na sulmuar

Nga A2 CNN
13 Mars 2025, 18:21 | Bota

Zyrtarët e PD takojnë komisioneren Kos: Mazhoranca po përdor

Kryetarja e  Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabaku, Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi zhvilluan një takim me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Zyrtarët e lartë demokratë e informuan Komisioneren Kos për zhvillimet në Shqipëri, duke e garantuar se opozita e mbështet procesin e integrimit. 

Gjatë bisedës, demokratët e kanë njohur zyrtaren e lartë të Bashkimit Europian, me tentativën e mazhorancës për të zhbërë rolin e opozitës në Kuvend dhe refuzimin për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.  

Zyrtarët e PD e njohën Komisioneren edhe me faktin se opozita ndodhet nën sulm dhe se Kryeministri Edi Rama po përdor drejtësinë për këtë qëllim. Ata përmendën faktin se lideri i opozitës Sali Berisha u mbyll për më shumë se një vit në arrest shtëpie pa asnjë fakt dhe provë.

Ish-Presidenti i vendit dhe Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u arrestua në shkelje të plotë të të drejtave të njeriut, ndërsa nënkryetari i Grupit Parlamentar Ervin Saljanji ndodhet në burg vetëm pse ka denoncuar lidhjet e  mazhorancës me krimin e organizuar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos