Homazhet për Kadarenë, Osmani, Kurti dhe Konjufca në ceremoninë e lamtumirës në Tiranë

Nga A2 CNN
3 Korrik 2024, 08:37 | Aktualitet

Homazhet për Kadarenë, Osmani, Kurti dhe Konjufca në

Sot i jepet lamtumira e fundit shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Në ceremoninë lamtumirës në Tiranë do të marrin pjesë edhe krerët e shtetit- Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kreu i Kuvendit të Kosovës  Glauk Konjufca. Atje do të shkojnë edhe disa ministra e deputetë.

Shkrimtari me famë botërore vdiq në moshën 88-vjeçare mëngjesin e së hënës në Qendrën Spitalore Universitare “Nëna Terezë” në Tiranë, pas një sulmi në zemër.

Qindra bashkëkombas të Kadaresë janë duke shprehur ngushëllime në librin e zisë, në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë.

Ceremonia shtetërore për nderimet dhe përcjelljen e fundit të personalitetit të shquar të Letrave Shqipe, Ismail Kadare, do të nisë në orën 09:00 me homazhe publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Në orën 11:30 do të mbahet ceremonia e Lamtumirës, teksa kortezhi do të niset drejt varrezave të Tufinës rreth orës 12:30.

Në nder të Shkrimtarit, Shqipëria dhe Kosova janë në zi, ndërsa në dy vendet flamujt janë ulur në gjysmështizë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos