Trajnimet e para online, të qasshme dhe falas për të gjithë qytetarët dhe zyrtarët publikë në Kosovë, në lidhje me sinjalizimin e korrupsionit janë lansuar të premten në Prishtinë, përmes mbështetjes së Bashkimit Europian.
Qendra FIT dhe Lëvizja FOL, si implementuese të projektit, thanë se këto kurse synojnë të edukojnë veçanërisht të rinjtë në lidhje me raportimin e rasteve të mundshme të korrupsionit, shkruan A2.
Shkodran Ramadani, nga qendra FIT, tha: “Kosova e ka një ligj për sinjalizues, por ka shumë paqartësi rreth mënyrës si funksionon ai, ka shumë paqartësi rreth njerëzve që duan të sinjalizojnë, por kanë frikë që mund të penalizohen në një mënyrë apo tjetër, prandaj ne e kemi parë të arsyeshme që kursi të jetë i dizenjuar në atë mënyrë që atyre t’ju elaburohet dhe t’ju thjeshtohet maksimalisht të gjithë hartën ligjore, kushtetuese, institucionale për raportimin e një rasti”.
Projekti u tha se është për kuptuar më mirë rolin dhe rëndësinë e sinjalizimit të rasteve të korrupsionit në sektorin publik dhe privat.
Gëzim Shala, nga IKD, u shpreh: “Pse kemi vendosur t’i trajtojmë, edhe mekanizmat, edhe procedruat është që seciili të ketë të qartë adresën se ku duhet të ankohet, si do të ndiqet procedura pasi kur e di procedurën ai është në gjendje të mbajë llogaridhënës edhe institucionin publik”.
Institucionet mirëpritën iniciativë për edukimin në raportim, sidmos në kur ajo i dedikohet të rinjve.
Yll Buleshkaj, nga Agjencia Për Parandalimin e Korrupsionit, theksoi: “Është shumë e rëndëishme, trajnimet, kurset online duke i pasur parassysh edhe vëmendjen e të rinjve e cila është vështirë të mbahet vëmendja në diçka që nuk është interesante, tema e korrupsionit nuk është interesante përveç kur ndodhë”.
Edhe ekspertët e pranishëm kërkuan më shumë investime në ngritjen e vetëdijës për të raportuar rastet e mundshme të abuzimeve dhe krijimin e kushteve nga institucionet për raportim dhe rritje të besimit. (A2 Televizion)