Me nderimet më të larta e priti në Zvicër. Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, nxori dhe ushtrinë për të përshëndetur homologen nga Kosova, Vjosa Osmani, në këtë vizitë zyrtare.
“Pjesëmarrja e lartë e diasporës tuaj tregoi se sa shumë ju duan”, ishte batuta e kryetares së shtetit zviceran. Ndërsa zonja Osmani e falenderoi atë për pritjen e ngrohtë dhe e konsideroi këtë vizitë të parë një dëshmi se të dyja vendet po e shkruajnë kapitullin e ri të historisë, shkruan A2 CNN.
Megjithatë çështja e sigurisë dhe kriza politike që ka mbërthyer Kosovën prej shumë javësh nuk mbetën pa u përmendur.
Presidentja e Kosovës përmendi edhe yllin e futbollit Xherdan Shaqiri, që ka bërë histori me Bazelin dhe Zvicrën. (A2 Televizion)