Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën

Nga Xhevahir Qardaku
20 Maj 2025, 20:09 | Aktualitet

Papa Leon i katërmbëdhjetë emëroi Luigji Bianko si Nunc Apostolik në Slloveni dhe Delegat Apostolik në Kosovë. Kështu raporton media e Vatikanit, që saktëson se Selia e Shenjtë vazhdon me politikën e vjetër ndaj Prishtinës zyrtare.

“Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në të kaluarën ka mbështetur dialogun dhe moderimin në konfliktin me Serbinë. Rajoni, i cili është i banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Nga afërsisht një milion e gjysmë banorë, rreth 250 mijë kosovarë i përkasin Kishës Katolike, shumica prej të cilëve shqiptarë etnikë”, shkruan media Vatican News. Selia e Shenjtë thekson se situata mes Kosovës dhe Serbisë është stabilizuar kryesisht pas luftës, shkruan A2 CNN.

“Megjithatë, kohët e fundit ka pasur raste të përsëritura dhune dhe konflikti, veçanërisht në veri të Kosovës, e cila është kryesisht e populluar nga serbët. UNESCO e konsideron trashëgiminë kulturore ortodokse të krishterë të Kosovës si nën kërcënim”, lexohet në lajmin e Vatican News. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos